Lajme
Mijëra protestues marshojnë në Vjenë kundër masave anti-COVID
Dhjetëra-mijëra njerëz, shumë prej tyre mbështetës të ekstremit të djathtë, protestuan të shtunën në Vjenë kundër kufizimeve të koronavirusit një ditë pasi Qeveria e Austrisë njoftoi një bllokim të ri dhe tha se vaksinat do të bëhen të detyrueshme vitin e ardhshëm.
Duke fishkëllyer, duke u rënë borive dhe duke u përplasur daulleve, turmat u derdhën në Sheshin e Heronjve përpara Hofburgut, ish-pallatit perandorak në qendër të Vjenës, në orët e hershme të pasdites, një nga disa vende të protestës.
Shumë demonstrues valëvitnin flamuj austriakë dhe mbanin pankarta me slogane si “Jo vaksinimit”, “Mjaft më” ose “Poshtë diktatura fashiste”.
Nga mesi i pasdites turmat ishin shtuar në rreth 35,000 njerëz, sipas policisë, dhe po marshonin nëpër unazën e brendshme të Vjenës, përpara se të ktheheshin në drejtim të Hofburgut.
Një zëdhënës i policisë tha se kishte pasur më pak se 10 arrestime për shkelje të kufizimeve të koronavirusit dhe ndalimit të simboleve naziste.
Rreth 66% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Shumë austriakë janë skeptikë në lidhje me vaksinat, një pikëpamje e inkurajuar nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, e treta më e madhe në Parlament.
Me infeksionet ditore që ende vendosin rekorde edhe pasi u vendos një bllokim për të pavaksinuarit këtë javë, qeveria tha të premten se do të rifuste një bllokim të hënën dhe do ta bënte të detyrueshëm vaksinimin që nga 1 shkurti, raporton Reuters.
Partia e Lirisë (FPO) dhe grupe të tjera kritike ndaj vaksinave kishin planifikuar tashmë një shfaqje force në Vjenë të shtunën përpara njoftimit të së premtes, gjë që bëri që kreu i FPO, Herbert Kickl, të përgjigjej se “nga sot, Austria është një diktaturë”.
Kickl nuk mundi të merrte pjesë, sepse është infektuar me COVID-19.
“Ne nuk jemi në favor të masave të qeverisë sonë”, tha një protestues, i cili ishte pjesë e një grupi të veshur me fletë kallaji në kokë dhe duke tundur furçat e tualetit. Ashtu si shumica e protestuesve që folën për mediat, ata nuk pranuan të japin emrat e tyre, megjithëse disponimi ishte festiv.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri











