Bota
Një i burgosur, mik i Trumpit, bën vetëvrasje
Multimilioneri i burgosur dhe i akuzuari për trafikim seksual, Jeffrey Epstein ka vdekur duke bërë vetëvrasje, sipas dy burimeve të autoriteteve të rendit.
Ai ishte marrë nga Qendra Korrektuese Metropolitane e New Yorkut të shtunën në mëngjes, pas një sulmi në zemër dhe ka vdekur në spital, thanë burimet për CNN.
Jeffrey Epstein, 66-vjeçar, ka qenë i burgosur prej fillimit të korrikut, kur ai nuk pranoi fajsinë e akuzave nga prokurorët federalë të shtetit të New Yorkut, pas një padie ku ai akuzohej për trafikim seksual me të vajza të reja, disa prej tyre edhe 14-vjeçare.
Lajmet për vdekjen e Epstein vijnë një ditë pasi qindra faqe dokumente gjyqi u zbuluan në Gjykatën Federale të New Yorkut, duke zbuluar detaje të reja të pretendimeve të abuzimit seksual kundër Epstein dhe disa bashkëpunëtorëve.
Javë më parë, Epstein ishte vendosur në një përkujdesje për mundësi të vetëvrasjes, pasi ai ishte gjetur më 23 korrik në qelinë e tij në Manhattan me shenja në qafë.
Për zyrtarët e burgut nuk ishte e qartë në atë kohë nëse lëndimet të cilat nuk ishin serioze ishin të shkaktuara vetvetiu apo si rezultat i ndonjë sulmi, thanë burimet. Epstein u kishte thënë autoriteteve se ai ishte rrahur dhe ishte quajtur grabitës i fëmijëve, thanë ata.
Epstein u përball me akuza të ngjashme në Florida më 2007, por nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët e Miamit që i lejuan atij të shmangë akuzat federale dhe të pranojë fajësinë për të zvogëluar akuzat federale për prostitucion.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











