Lajme
“Milan Junior Camp” rikthehet në Kosovë
Pesë fëmijë nga Kosova do të jenë në trajnime në “Milan Day” me të gjithë fëmijët e përzgjedhur nga mbarë bota në stadiumin “San Siro” në Milan. Shtatë trajnerë të futbollit, të grupmoshave të vogla, kanë ardhur në Kosovë nga klubi më i famshëm italian e evropian “Milano” për të gjurmua talent të ri të […]
Pesë fëmijë nga Kosova do të jenë në trajnime në “Milan Day” me të gjithë fëmijët e përzgjedhur nga mbarë bota në stadiumin “San Siro” në Milan.
Shtatë trajnerë të futbollit, të grupmoshave të vogla, kanë ardhur në Kosovë nga klubi më i famshëm italian e evropian “Milano” për të gjurmua talent të ri të futbollit. Ata do të qëndrojnë deri në fund të javës në Kosovë, ndërsa trajnimet do të zhvillohen në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Në një konferencë për media që u mbajt në hotel ”Emerald” në Prishtinë, në stërvitjet e futbollit do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë kosovarë, të përzgjedhur në bazë të paraqitjeve vullnetare. Ata që marrin notat më të larta nga trajnerët italian, do të udhëtojnë me vonë për në Milano.
“Po kthehemi në Kosovë sepse kemi pasur sukses në kampin e vitit të kaluar”, tha Marco Schembri, përfaqësues i trajnerëve të Milaim Junior Camp. Ai bëri të ditur se kampi i milanezëve të rin ka filluar dy muaj e gjysmë më parë nëpër disa vende të botës, ndërsa Kosova është stacioni i fundit.
Ai tha se pesë fëmijë nga Kosova, që zgjidhen më të mirët, do të jenë në trajnime në “Milan Day” me të gjithë fëmijët e përzgjedhur nga mbarë bota në stadiumin “San Siro” në Milano.
Në konferencën për media kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Grupit “Taçi Oil.
International” nga Shqipëria e cila është sponsore zyrtare e “AC Milan” si dhe drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Duam të vazhdojë në mënyrë konstante, që të realizohen ëndrrat e fëmijëve për futbollin”, tha Anika Taçi, zëvendëspresidente e Kompanisë “Taçi Oil”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












