Muzikë

Miley Cyrus premton bashkëpunim me Dua Lipën

Miley Cyrus iu ka premtuar fansave të saj se “së shpejti” do të sjellë këngën e re me Dua Lipën.

Duke folur për radion spanjolle Cadena 100, Cyrus ka thënë se “është një përzierje perfekte e ne të dyjave”.

Gjithashtu ajo shprehet se është shumë krenare për këtë bashkëpunim.

Ky lajm vjen pak javë pasi kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të përfshihen Dua Lipa e Billy Idol.