Kuriozitete
Miliarderi japonez kërkon shokë për të shkuar në Hënë
“Kërkoj 8 persona, do të udhëtojmë me raketën ‘Starship’ të prodhuar nga SpaceX”, theksoi Maezawa
Miliarderi japonez, Maezawa Yusaku kërkon tetë persona për ta shoqëruar atë në një fluturim turistik për në Hënë në vitin 2023.
Maezawa njoftoi në Twitter se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e turneut “DearMoon” në Hënë në vitin 2023, duke e bërë pasagjerin e parë privat në një udhëtim të tillë me SpaceX të Elon Musk.
Në një videomesazh, miliarderi 45-vjeçar deklaroi se turneu SpaceX do të jetë një ekspeditë e veçantë sepse ai ka rezervuar të gjitha vendet.
“Kërkoj 8 persona, do të udhëtojmë me raketën ‘Starship’ të prodhuar nga SpaceX”, theksoi Maezawa.
Udhëtimi do të zgjasë gjashtë ditë pasi do të duhen tri ditë për të shkuar dhe tri për t’u kthyer, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Pjesëmarrësit nuk do të paguajnë asgjë”, theksoi miliarderi.
Maezawa tha se kishte planifikuar më parë të zgjidhte artistë si këngëtarë, valltarë ose shkrimtarë të njohur në të gjithë botën, por tani beson se “çdo person që bën diçka krijuese mund të quhet artist”.
“Çfarëdo aktiviteti që të bëni, nëse shkoni në hapësirë, ju mund të shtrini kufijtë për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe shoqërinë në një farë mënyre. Unë dua të kem dikë me këtë lloj potenciali. A jeni i kënaqur me atë që po bëni tani? Mund të bëni diçka më të mirë dhe më të madhe duke shkuar në hapësirë? Ftoj këdo që mund të kontribuojë për njerëzimin, pavarësisht nga prejardhja e tij”, theksoi Maezawa.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel











