Shqipëria
Miliarderi suedez i dhuroi 5 milionë euro një të moshuari në Gjadër të Lezhës
Në Gjadër jeton një familje e thjeshtë. Shumë larg prej Gjadrit, në Zvicër jeton një miliarder suedez. Ai quhet Sten Ake Lindholm.
Miliarderi suedez dhe familja Voci nga Gjadri kanë një lidhje, e cila për muaj të tërë është bërë objekt i një hetimi të hollësishëm të Prokurorisë së Lezhës. Me vendim gjykate, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.
Më 22 janar prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar. Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transfere bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria nuk e ka të qartë përse janë bërë këto transfere të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transferet.
Top Channel i kërkoi një koment Pjetrit dhe Shqipes, por ata thonë se nuk japin intervista për rastin. Më pas, me një kërkim të thjeshtë në internet gjetëm se suedezi tashmë i moshuar është një miliarder, pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Evropë. Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese, përcjell albinfo.ch.
Ne i kërkuam edhe zonjës Adelina një koment, por ajo nuk pranoi të flasë për këtë çështje. Ndërkohë, prokuroria po vazhdon hetimet për të kuptuar se si 5,5 milionë euro u bënë dhuratë nga një miliarder nga Suedia për një familje të thjeshtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve














