Lajme
Ministrat dakordohen për lehtësimin e lëvizjes
Nishani: Shumë shpejt ne synojmë në një praktikë tjetër atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle
Lehtësim i lëvizjes në kufi me dy vendeve dhe shumë shpejt lëvizje pa kontroll, sikundër ndodh në praktikën e vendeve që aplikojnë shengenin.
Këtë synon marrëveshja e sotme, nënshkruar mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe homologut të tij të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndodhet për një vizitë në Tiranë, shkruan gazeta tiranase “Panorama”.
“Synimi i këtij nënshkrimi është që gjatë sezonit turistik shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të kenë lehtësirat maksimale për kalimin e pikave të kontrollit duke aplikuar kontrollin vetëm në pikën hyrëse, pra në një sportet”- tha Nishani.
Sipas tij, kosovarët që vijnë për pushime, dhe anasjelltas, shqiptarët që shkojnë në Kosovë duhet ta kenë pjesën e kalimit të kufirit, pjesën më me pak mundim dhe stres.
“Shumë shpejt ne synojmë në një praktikë tjetër atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle. Do e implementojnë për dy vendet tona si një angazhim dhe përmbushje e asaj që është pjesa më elementare e lirive të njeriut, e lëvizjes së lirë”- tha ai.
Nga ana e tij, Rexhepi shprehu kënaqësinë për marrëveshjen në fjalë dhe garantoi bashkëpunim për sigurinë në kufi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











