Kosova
Ministrat e rinj kosovarë zotohen për më shumë punë
Ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i ka dorëzuar detyrën ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit. Hoxha nga tash do ta udhëheq ministrin e Integrimeve Evropiane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ministri i ri Drejtësisë Tahiri deklaroi se ndër prioritet të tij është lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit.
“Qytetari i Kosovës duhet t’i drejtohet vetëm sistemit të drejtësisë për çdo problem që ka”, theksoi Tahiri. Ndërsa Hoxhaj tha se është kënaqësi për të që do t’i dorëzoj detyrën një personi si Tahiri, pasi sipas saj ai ka vullnetin dhe njohurinë të punoj.
Edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Në një takim të shkurtër të dy biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet një njoftimin e ministrisë. Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pranuar detyrën zyrtare si Ministër i Jashtëm nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Jashtëm të deritanishëm, Emanuel Demaj.
Pacolli u zotua për bashkëpunim të plotë dhe profesional me të gjithë zyrtarët në këtë Institucion, duke i theksuar në veçanti disa nga parimet kryesore të qeverisjes dhe lidershipit të tij që mbështeten në vlerat njerëzore, por duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe kualitetit, angazhimit dhe përkushtimit të plotë në punë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune














