Lajme
Ministrat nuk marrin paga të njëjta
Më i paguari në Qeverinë Thaçi, është ministri i FSK-së, Agim Çeku , ndërsa më i papaguari është Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani
Në bazë të raporteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ministrat e qeverisë së Kosovës nuk marrin paga të njëjta për punën që bëjnë. Sipas vetë-deklarimit të ministrave, pagat vjetore të tyre sillen nga 16 mijë euro deri në 13 mijë euro.
Sipas një raporti botuar në të përditshmen “Zëri”, ministri më i paguar në qeverinë Thaçi, është ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. Në formularët e AKK-së, Çeku ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.
Përveç kësaj page, ai merr edhe dy pensione të tjera, një nga Kosova si-ish gjeneral i TMK-së, në vlerë 4164 euro dhe një nga Kroacia në vlerë 15. 600 euro në vit. Pas Çekut, më i paguari në kabinetin Thaçi është ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku. Këta dy deputetë marrin nga 15 mijë e 246 euro.
Ndërsa numri dy i qeverisë së Kosovës për nga pozita politike, por që njëherësh është edhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i dhjeti në listë nga madhësia e pagës. Paga vjetore e ministrit Kuçi është 14 mije e 196 euro.
Pagat vjetore të ministrave janë: Agim Çeku 16,200 euro; Bedri Hamza 15,246 euro; Vlora Çitaku 15,246 euro; Dardan Gashi 15,240 euro; Enver Hoxhaj 15,240 euro; Fehmi Mujota 15,000 euro; Nenad Rashiq 14,820 euro; Sllobodan Petroviq 14,181 euro; Mahir Yagcilar 14,597 euro; Hajredin Kuçi 14,196 euro; Besim Beqaj 13,680 euro; Ibrahim Makolli 13,301 euro; Mimoza Kusari 13,301 euro; Memli Krasniqi 13,300 euro; Bajram Rexhepi 13,000 euro; Blerand Stavileci 13,296 euro; Ramë Buja 12,960 euro; Radoica Tomiç 13,296 euro; Ferid Agani 12,866 euro.
Ndërkaq në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë thënë gazetës “Zëri” se pagat e ministrave duhet të jenë kryesisht të njëjta, me përjashtim të pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë.Në anën tjetër, ish- ministri i Financave Haki Shatri thotë se në Qeverinë e kaluar, por edhe të gjitha qeveritë pagat e ministrave kanë qenë të gjitha të njëjta. “Asnjëherë s’ka pasur laramani pagash në pozitat ministrore”, tha ai.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











