Zhvillim
Në tetor, takimi Kosovë-Zvicër për pensionet
Ministri i Punës, Arban Abrashi ka thënë se është optimist që gjatë takimit në tetor do të ketë marrëveshje konkrete me autoritetet e Zvicrës për pensionistët kosovarë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se në tetor do të ketë një takim me autoritetet zvicerane për të qartësuar çështjen e mbetur pezull për pensionistët kosovarë që kanë punuar në shtetin helvetik. Ai tha se çështja e pensionistëve kosovarë po zvarritet nga Zvicra.
Ministri Abrashi ka treguar se në fillim të mandatit ka filluar kontaktet me Ambasadën e Zvicrës, që ta zgjidhë këtë problem.
“Pas këtij kontakti, ministria në muajin shkurt ka pranuar një pyetësor me pyetje shtesë rreth sistemit pensional në përgjithësi. Ministria, pas konsultimit me organizatat e tjera, e ka kthyer pyetësorin në prill si dhe ka vazhduar kontaktet me autoritetet e Zvicrës. Gjatë muajit tetor një delegacion nga autoritetet zvicerane do ta vizitojë Kosovën për t’i sqaruar çështjet e mbetura dhe mundësisht për t’i filluar negociatat për marrëveshje”, ka thënë ai për gazetën “Epoka e re”.
Abrashi ka thënë se është optimist që gjatë takimit në tetor do të ketë diçka konkrete sa i përket këtij procesi, i cili ka mbetur që pesë vjet pa u trajtuar.
“Do të bëjmë atë çfarë kërkon interesi më i lartë për qytetarët tanë që kanë derdhur kontributet në Zvicër dhe nuk kemi komoditetin të jemi modestë në këtë temë, sepse janë në pyetje qytetarët tanë që kërkojnë të realizojnë një të drejtë që u takon”, është shprehur Abrashi.
Në pyetjen nëse ka në plan rritjen e pensioneve dhe ndihmat sociale, ai ka bërë me dije se në të dy këta sektorë pritet të ketë ndryshime. “Në të dy sektorët kemi filluar masat dhe ndryshimet në funksion të rritjes së shumës së pensioneve dhe ndihmës sociale”, ka deklaruar ministri kosovar i Punës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane Sipas saj, prania e fëmijëve me gjuhë amtare të huaj "po e ulë cilësinë e mësimit"... -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana -
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës hedh poshtë iniciativën për të thjeshtuar natyralizimin -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois”












