Lajme
Ministri Buja në vizitë zyrtare në Zvicër
Ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Ramë Buja zhvillon takime me zyrtarë të lartë të arsimit të Zvicrës dhe të kantonit të Gjenevës
Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Ramë Buja, po qëndron në Zvicër, ku ndodhet në një vizitë zyrtare me një delegacion të ministrisë që drejton. Gjatë këtij qëndrimi disaditësh, në agjendën e ministrit kosovar janë paraparë një sërë takimesh me autoritetet zvicerane të arsimit por edhe me komunitetin kosovar që jeton në Zvicër.
Kështu, sipas njoftimeve nga Ambasada e Kosovës në Bernë, ministri Buja do të takohet të mërkurën, më 8 qershor në Bernë me sekretarin e Ministrisë së Arsimit në nivel federal ndërsa po të njëjtën ditë ai do të ketë edhe një takim me ministrin e arsimit të kantonit të Gjenevës.
Sot, e martë, ministri Buja ka të paraparë një takim me kryesinë e “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”, të themeluar ditë më parë dhe me atë të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës që vepron në Bernë nga dhjetori i vitit të kaluar, njoftojnë burime nga ambasada e Kosovës.
Po ashtu ministri i arsimit i Kosovës do të marrë pjesë si mysafir special në kuvendin e punës të LAPSH-së që mbahet në Soloturn nesër, më 8 qershor.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











