Lajme
Ministri Cassis: “Edhe Qeveria është lodhur nga pandemia”
"Një bllokim tjetër do të ishte skenari më i keq i mundshëm. Kjo duhet të shmanget. Shoqëria, federalizmi dhe ekonomia duhet të riparohen"
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis ka thënë sot në asamblenë virtuale të delegatëve të FDP se “edhe Këshillit Federal ngadalë po i bëhet e tepërt situata me pandeminë Covid 19”, shkruan srf.ch.
Këshilltari Federal ka paralajmëruar me këtë rast se numri i rasteve mund të rritet përsëri për shkak të mutacioneve në virusin corona, tranmseton albinfolch. Një bllokim tjetër, sipas tij do të ishte skenari më i keq i mundshëm.
Kjo duhet të shmanget. Shoqëria, federalizmi dhe ekonomia duhet të riparohen.
Moralizimi aktualisht është një reagim i keq. Me respekt të ndërsjellë dhe me “sensin e gjashtë” zviceran të lirisë, vendi duhet të pranojë që ekonomia është forca lëvizëse e shoqërisë.
Një deklaratë e ministrit Cassis ka ngjallur debate dje në mediat zvicerane. I pyetur për mungesën e tij kronike në paraqitjet publike rreth pandemisë, ai ka thënë: “unë nuk jam mjek i Këshillit Federal por jam ministër i jashtëm”.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














