Kosova
Ministri gjerman: Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin
Sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Michael Roth, deklaroi se nëse Bashkimi Europian lë një vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë forca të tjera që nuk ndajnë vlerat demokratike të Unionit do të plotësojnë këtë vakum për arsye gjeostrategjike, tha ai.
Sipas tij, nëse BE nuk mban fjalën, atëherë në rajon do të forcohen forca populiste dhe nacionaliste, dhe më pas do të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në BE.
“Po qëllojmë veten tonë në këmbë. Çdo hezitim i mëtejshëm i BE-së do të kuptohet si dobësi në botë, ku po rritet autoritarizmi dhe demokracia po shtypet gjithnjë e më shumë”, tha Roth për Handelsblatt, raporton Tanjug.
Revista gjermane Handelsblatt nënvizon se fuqi të tilla, si Rusia, Kina and Turqia janë të interesuara në rajonin, dhe në Bruksel dhe Berlin kanë frikë se interesat politike dhe ekonomike të forcave jashtë BE-së mund të ngadalësojnë më tej rrugën tashmë të gjatë drejt një sundimi më të madh të ligjit, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Roth nuk fsheh zhgënjimin që gjatë presidencës gjermane të BE-së nuk pai përparim në integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor.
“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti ynë. Sepse paqja dhe stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësie kryesore strategjike për të gjithë Evropën dhe për fqinjësinë e afërt”.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?












