Shqipëria
Ministri Hasani: Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka mbajtur fjalën e tij në takimin vjetor të Këshillit koordinues të Diasporës.
Hasani deklaroi se diaspora është pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar.
“Është kënaqësi që jemi në këtë takim që ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve, duke forcuar politikën për diasporën. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme.
Kemi shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë. Kemi një mision të përbashkët, të ruajmë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. Gjatë 2024 Shqipëria ka bërë proges në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me hapjen e grupkapitujve”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana














