Kosova
Ministri i Brendshëm: Të evitohen shkeljet, ndryshe aeroporti s’ka si të funksionojë
Njëra nga shkeljet ka qenë edhe bartja e pakontrolluar e valixheve nga punëtorët e aeroportit.
Për grevën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka ndërhyrë edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo e fundit ka identifikuar 11 shkelje nga ANP-ja, për të cilat është kërkuar intervenim urgjent, në të kundërtën do të pezullohet aktiviteti i aeroportit. Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, ka thënë për Express se aeroporti nuk është mbyllur, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e kemi mbyllur aeroportin, kjo ka ndodhur për shkaqe të grevës. Ministria e Punëve të Brendshme i ka identifikuar 11 shkelje që i ka bërë menaxhmenti. Nëse të njëjtit nuk i evitojnë shkeljet, nuk ka se si të funksionojë aeroporti. Ne ua kemi tërhequr vërejtjen, menaxhmenti është i obliguar të japë përgjigje, disa nga shkeljet i kanë evituar… Nëse nuk i respektojnë procedurat, nuk mund të funksionojë, sepse nuk guxojmë të rrezikojmë sigurinë ndërkombëtare”, tha Mustafa.
Njëra nga shkeljet ka qenë edhe bartja e pakontrolluar e valixheve nga punëtorët e aeroportit.
Ndërkohë, dy fluturime janë anuluar, të cilat ishin paraparë që sot të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ato janë realizuar nga Shkupi, mëson Gazeta Express. E gjithë kjo si pasojë e grevës që punëtorët e ANP-së janë duke e mbajtur që tre ditë.
E greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon edhe sot, kjo pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, deri më tash nuk kanë treguar rezultate.
Në dy ditët e mëparshme, greva ka shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













