Kosova
Ministri i Infrastrukturës me apel ndaj mërgimtarëve
Ministri i Infrastrukturës, i është drejtuar me një apel diasporës, duke u kërkuar atyre kujdes në komunikacion.
“Thirrje për kujdes gjatë levizjes në komunikacion! Bashkëqytetarë që jetoni e veproni në diasporë. Kosova, e veçanërisht familjet e juaja janë në pritje dhe të gëzuar që ju i vizitoni për festat e fundvitit. Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidentëve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm”, ka thënë Ministri Lekaj.
Lekaj tha edhe se:” Ministri, do të vazhdojmë që të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë, që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë”,
“Duke ju thënë, ejani në vendëlindje, të gëzohemi bashkë, në të njejtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret!”, thuhet në apelin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












