Lajme
Ministri Cassis, 44 fluturime nga Berna në Lugano, me avion qeveritar
Ministri i Jashtëm zviceran ka përdorur një nga dy avionët qeveritarë pothuajse 100 herë vitin e kaluar. Shpesh edhe për udhëtime të shkurtra
Këshilltari Federal nga FDP, Ignazio Cassis, ka udhëtuar 95 herë me avionët e tipit Falcon të Këshillit Federal ose Cessna-n, në pronësi federale vitin e kaluar, trasnmeton albinfo.ch. Këto udhëtime nuk kanë çuar gjithmonë jashtë vendit. Ministri i Jashtëm ka shfrytëzuar madje 44 herë avionin për fluturime të brendshme.
Këshilltarët e tjerë federalë zakonisht e merrnin helikopterin kur puna nuk proste, raporton blick. Ministrja e Transportit Simonetta Sommaruga ka fluturuar më së paku, ajo ka përdorur aeroplanin vetëm 13 herë.
Cassis jeton në Montagnola në kantonin e Ticinos. Afërsisht çdo fluturim i dytë i tij është nisur nga fusha ajrore Lugano-Agno. Cassis fluturon nga Bern-Belp në Ticino rreth një herë në muaj, përcjell albinfo.ch. Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm tha për “Blick”: “Brenda vendit tonë, ministri Cassis udhëton kryesisht me makinë ose tren.
Nëse udhëtimi me këto mjete transporti nuk mjafton për shkak të afateve, zgjedhja bie mbi aeroplanin ose helikopterin, në varësi të rrugës, planifikimit dhe motit”.
Nëse i hidhet një sy sjelljes së udhëtimit të këshilltarëve të tjerë federalë, bëhet e qartë se Cassis fluturon më së shumti.
Karin Keller-Sutter është e dyta, ajo ka fluturuar 30 herë, Ueli Maurer ka përdorur avionin e Këshillit Federal 21 herë, transmeton albinfo.ch. Dy këshilltarët federalë të PS-së Sommaruga dhe Berset kanë përdorën avionin më së paku me 13 respektivisht 14 fluturime.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu është kryeqyteti evropian i gjumit të mirë Qyteti zviceran arrin numrin 1 në Indeksin Evropian të Gjumit 2026 - falë zhurmës së pakët,... -
Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar -
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025











