Lajme
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, me aeroplan nga Berna në Cyrih. A është ky abuzim?
Fluturimi është bërë vetëm pesë ditë pasi Këshilli Federal vendosi një plan veprimi administrativ për të zvogëluar emetimet e CO2
Ndonëse udhëtimi me tren nga Berna në Cyrih zgjat 60 deri 70 minuta, ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, ka shfrytëzuar aeroplanin për të kaluar këtë distancë. Ky lajm ka bërë xhiron sot në mediat zvicerane, në radhë të parë për një arsye: Fluturimi është bërë vetëm pesë ditë pasi Këshilli Federal vendosi një plan veprimi administrativ për të zvogëluar emetimet e CO2. Rastin e ka bërë publik gazeta zvicerane në gjuhën frënge Le Matin Dimanache dhe e kanë publikuar edhe shumica e mediave në Zvicër.
Sipas vendimit, zyrtarët do të duhet të udhëtojnë me tren në vend se me aeroplan kur koha e udhëtimit është më pak se gjashtë orë, transmeton albinfo.ch. Kjo do të kontribuonte për uljen e emetimit të CO2 nga ana e administratës për 30 për qind deri në vitin 2030.
Në departamentin e tij (Ministrinë e Jashtme), këtë fluturim e arsyetojnë me pretekstin se ministri i Jashtëm kishte një orar të ngjeshur. Ai do të takohej me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, në Cyrih.
Mirëp, “Le Matin Dimanche” llogarit se vetëm në Bernë udhëtimi me makinë nga qendra deri në aeroport i merr 20 minuta, ndërsa i gjithë udhëtimi me tren për në Cyrih mund të përfundonte brenda një ore dhe maksimalisht 10 minutash (60 deri 70 minuta).
Sipas një deklarate të Departamentit të Jashtëm, Këshilltari Federal Cassis zakonisht merr trenin për udhëtime gjatë ditës. Të mërkurën e kaluar, megjithatë, Cassis ende kishte termine në Bernë para se të shkonte të takohej me Hahn-in në Cyrih, përcjell albinfo.ch. “Bashkëbiseduesi i tij kishte vetëm një hapësirë të vogël kohore të përcaktuar për takim, në Aeroportin e Cyrihut. Në këto rrethana, avioni u zgjodh si mjet i duhur i transportit.
Por pjesë e arsyetimit është edhe fakti se “fluturimet me avionin e Këshillit Federal shërbejnë gjithashtu si mundësi për pilotët e Forcave Ajrore për të arritur numrin e kërkuar të orëve të fluturimit, transmeton albinfo.ch. “Pilotët duhet të kryejnë fluturimet – dhe nëse asnjë anëtar i Këshillit Federal nuk fluturon, në vend të kësaj ata duhet të bëjnë fluturime boshe”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














