Lajme
Ministri i Shëndetësisë këshillon kundër udhëtimit në Serbi
Ligjërisht, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar udhëtimin në Serbi. Por, megjithatë Berset këshillon që të mos vizitohet ky shtet pa ndonjë nevojë urgjente
Rekomandohet që të qëndroni në Zvicër gjatë kësaj vere, ka thënë ministri federal i shëndetësisë, Alain Berset sot, në një intervistë për radion zvicerane SRF. Ai po ashtu u ka bërë thirrje punonjësve shëndetësorë që të bëjnë sa më shumë testime, edhe në rastet kur ka vetëm simptoma të buta.
Ligjërisht, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar udhëtimin në Serbi. Por, megjithatë Berset këshillon që të mos vizitohet ky shtet pa ndonjë nevojë urgjente, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen edhe për vendet e tjera që janë prekur rëndë nga virusi korona.
Kur të ktheheni, ju duhet të jeni testuar atje prej nga keni ardhur dhe, nëse është e nevojshme, në Zvicër duhet të kaloni në karantinë.
Megjithatë, nuk ka ndonjë paralajmërim zyrtar që do të ndalonte udhëtimin. Situata po ndryshon vazhdimisht, ka thënë Berset. Është e rëndësishme që popullata të informohet përmes mediave lidhur me këtë.
Këshilli Federal shprehet i bindur se kantonet janë të pozicionuara mirë sa i përket gjurmimit të kontakteve, përcjell albinfo.ch. Është shumë e rëndësishme që gjithçka të funksionojë mirë tani, pasi situata mund të përkeqësohet përsëri gjatë vitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











