Lajme
Ministri Murati i gëzohet fitores së boksierit Bajrami
“Falënderoj Tefikun që fillimisht ka zgjedhur Kosovën prej të gjitha vendeve në botë ku ka mundur ta realizojë meçin, e më pas edhe për fitoren e titullit kampion në WBU”, tha Murati
Sukseset e shqiptarëve në diasporë janë evidente në shumë fusha, si kulturë, politikë, art e shkencë, ndërsa Tefik Bajramit është shembull i mirë që diaspora shqiptare është duke shkëlqyer edhe në fushën e sportit. Kështu deklaroi ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë një takimi që zhvilloi me kampionin e boksit, Bajrami.
“Falënderoj Tefikun që fillimisht ka zgjedhur Kosovën prej të gjitha vendeve në botë ku ka mundur ta realizojë meçin, e më pas edhe për emocionet e dhëna gjatë 5 raundeve, kur edhe e fitoi titullin e kampionit në versionin WBU”, deklaroi ministri.
Në anën tjetër, Bajrami shprehu falënderimet ndaj Ministrisë së Diasporës për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të kontribuojë për afirmimin sa më të madh të sportit, por edhe ndihmë për të njëjtin në Kosovë.
Tefik Bajrami e fitoi titullin e më të mirit në boks në një meç interesant që zhvilloi në Podujevë, ku si kundërshtar e kishte boksierin hungarez, Attila Makula.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













