Lajme
Ministria e Arsimit: Nuk ka marrëveshje me Turqinë për historinë
MASHT: Qeveria e Kosovës nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teskteve të historisë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj lajmit të disa mediave se Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e teskteve të historisë. “MASHT njofton të gjithë opinionin publik se as Qeveria e Kosovës, e as MASHT nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teskteve të historisë. Për më tepër, Qeveria e Kosovës dhe as MASHT nuk ndryshojnë historinë, sepse ajo është çështje e studiuesve”, thuhet në reagim.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në reagim thotë se që nga fillimi ka qenë tansparente në punën e vet dhe me kohë ka formuar një Komision të ekspertëve, të cilët do të analizojnë se a përmbajnë apo nuk përmbajnë fjalë fyese dhe pasaktësi shkencore tekstet shkollore në Kosovë.
MASHT mbetet e përkushtuar që të elimonojë gjuhën e urrejtes dhe pasaktësisë shkencore nga të gjitha tesktet shkollore dhe jo vetëm në atë të historisë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











