Kosova
Shpenzohen 11 milionë euro, e nxënësit mbesin pa libra
39 nxënës të klasës së parë, në mungesë të fletoreve të punës në lëndën e gjuhës shqipe, ushtrimin e shkronjave duhet ta zhvillojnë nëpër fletore.
Nxënësve të klasës së parë mbi 80 prej tyre u mungojnë edhe tekstet shkollore bazike si abetarja, matematika dhe disa të tjera. Kjo sipas mësimdhënësve po e vështirëson procesin mësimor.
Edhe pse Ministria e Arsimit për çdo fillimvit shkollor deklaron që do ta bëjë shpërndarjen falas të teksteve shkollore, po dëshmohet e kundërta.
Këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 11 milionë euro për tekste shkollore, por edhe pas gjashtë javësh të fillimit të procesit mësimor, tekstet shkollore u mungojnë nxënësve. Prindërit po detyrohen që t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, por edhe blerja e teksteve shkollore është e pamundur, pasi ato nuk janë në shitje në libraritë e vendit.
Në shkollën fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë një numri të konsiderueshëm të nxënësve të klasave të para u mungojnë tekstet shkollore si: Abetarja, Libri i Leximit, Njeriu dhe natyra, Gjuhë angleze, Edukata figurative, Shoqëria dhe Mjedisi, Matematika, Shkathtësi për jetën, Edukata muzikore, Abetare pune e disa të tjera.
Rreth 440 nxënësve të klasës së dytë u mungojnë librat: Njeriu dhe natyra si dhe Shkathtësi për jetën. Nxënësve në klasën e gjashtë rreth 300 prej tyre u mungojnë tekstet e Gjuhës angleze. E nxënësve të klasës së shtatë mbi 500 prej tyre iu mungon teksti shkollor për lëndën Edukatë qytetare, derisa teksti i lëndës së Kimisë u mungon 121 nxënësve, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













