Kosova
Ministria e Shëndetësisë, së shpejti me masa kufizuese
Në Kosovë sot janë konfirmuar 2050 raste me koronavirus, shifër kjo rekorde që nga gushti i vitit të kaluar.
E duke u bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të dalë më masa të reja kufizuese, këtë e ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ministri është në vazhdimësi në takime dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet së shpejti do të dalim me masa të reja”, konfirmoi ai.
Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












