Kosova
Ministrinë e Diasporës e vizitojnë arbëreshët e Kroacisë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka pritur një grup të arbëreshëve të Kroacisë, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Zëvendësministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, pasi ka takuar nxënësit, studentët e mësimdhënësit arbëresh, deklaroi se këto vizita do të shërbejnë për të krijuar lidhje me Kosovën.
Bekteshi e ka vlerësuar lart kontributin e të gjithëve që të ruhet kultura shqiptare. Tha se në vazhdën e vizitave të arbëreshëve në Kosovë, do të vijnë javën e ardhshme edhe arbëreshët nga Italia.
Zv.ministri ka thënë se si institucion po punojnë në fuqizim të lidhjeve të shtetit të Kosovës me diasporën, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i arbëreshëve të Kroacisë, Vesel Lekaj, deklaroi se me qëllim që të ruhet kultura shqiptare, si shkolla kanë organizuar mësim plotësues për nxënësit shqiptarç në Kroaci. Ky grup përfshihen drejtorë shkollash, nxënës e mësimdhënës të shumtë të shkollave arbëreshe që veprojnë në Kroaci.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











