Lajme
Shërbimi i dërgesave Smood do të mbyllet, mbi 400 vende pune humbasin në Zvicër
Smood ndalon aktivitetin në Zvicër, humben 400 vende pune
Zvicra do të përballet me humbjen e mbi 400 vendeve të punës pas vendimit për mbylljen e shërbimit të dërgesave Smood, i cili operohet nga Migros Geneva, përcjell albinfo.ch.
Kompania njoftoi të mërkurën se Smood do të ndërpresë plotësisht aktivitetin e saj më 30 prill 2026, duke prekur drejtpërdrejt më shumë se 400 punonjës në 25 qytete zvicerane.
Sipas deklaratës zyrtare, vendimi për mbylljen e shërbimit është marrë për shkak të kushteve të vështira të tregut dhe rezultateve financiare zhgënjyese. Smood theksoi se operon “në një treg veçanërisht konkurrues”, ndërsa performanca financiare e muajve të fundit ka qenë nën pritshmëri, pa ndonjë perspektivë reale për rikthim në profitabilitet.
Mbyllja e këtij shërbimi reflekton sfidat me të cilat po përballet sektori i dërgesave të ushqimit dhe produkteve ushqimore në Zvicër, ku rritja e kostove operative, konkurrenca e fortë dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve kanë ndikuar ndjeshëm në qëndrueshmërinë financiare të operatorëve.
Autoritetet dhe sindikatat pritet të ndjekin nga afër procesin e largimit nga puna, ndërsa Migros Geneva ka bërë të ditur se do të shqyrtojë mundësi mbështetjeje për punonjësit e prekur, në përputhje me legjislacionin zviceran të punës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













