Lajme
Ministrja e lartë në Britani jep dorëheqje
Një ministre e lartë e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka dhënë dorëheqje, pasi nuk është e kënaqur me kryeministrin për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it.
Ministrja e Punës dhe Pensionit Amber Rudd, e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka dhënë dorëheqjen sepse sipas saj kryeministri nuk është serioz për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it ka shkruar VOV.
Ministrja e Punës dhe Pensionit Amber Rudd tha se kryeministri Boris Johnson nuk po punon për të siguruar një marrëveshje për tërheqjen nga BE-ja.
“Nuk ka prova të një marrëveshje”, tha zonja Rudd. “Nuk ka negociata të tjera zyrtare që po ndodhin”.
Ministrja Rudd thotë në letrën e saj të dorëheqjes: “Iu bashkova kabinetit tuaj me vullnet të mirë: duke pranuar se alternativa e daljes ‘pa marrëveshje’ duhet të ishte në tryezë si një mjet për të patur një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje të re për t’u larguar më 31 tetor”.
Por “qeveria po shpenzon shumë energji duke u përgatitur për t’u larguar ‘pa marrëveshje’ dhe nuk po shoh të njëjtin nivel intensiteti në bisedimet tona me Bashkimin Evropian”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











