Lajme
Ministrja Haradinaj: 3 policë shqiptarë, të angazhuar kundër terrorit në Vjenë
"Ata ndihmuan austriakët që t`i mbrojnë vlerat e tyre themelore, të cilat ne i ndajmë me popullin e Austrisë”, ka thënë kryediplomatja kosovare
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në një deklarim të saj sot ka thënë se tre nga policët të cilët janë angazhuar mbrëmë pas sulmit terrorist në Vjenë, janë shqiptarë.
”Mbrëmë ka ndodhur diçka e tmerrshme në Vjenë. Tre policë që u angazhuan në aksionin e mbrëmshëm janë me prejardhje shqiptare.
Ata ndihmuan austriakët që t`i mbrojnë vlerat e tyre themelore, të cilat ne i ndajmë me popullin e Austrisë”, ka thënë kryediplomatja kosovare, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani.
Ajo ka shtuar se Kosova qëndron fuqishëm kundër terrorizmit, duke treguar se vendi ynë është pjesë e Koalicionit botëror në luftë kundër ISIS-it.
”Kjo tregon se sa mirë janë të integruar shqiptarët. Kosova qëndron fort kundër terrorizmit dhe ne jemi pjesë e Koalicionit botëror në luftë kundër ISIS-it”, tha Haradinaj-Stublla.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











