Lajme
Ministrja Sutter: Viktimat e dhunës në familje të pajisen me aparate alarmi
Gjatë vitit 2018 në Zvicër kanë vdekur 27 persona si pasojë e dhunës në familje. 24 gra dhe 3 burra
Viktimat e dhunës në familje, në Zvicër, duhet të pajisen me aparatura përkatëse të paralajmërimit. Këtë qëndrim për të siguruar mbrojtje më efikase të viktimave në fjalë e ka shprehur ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, në një intervistë për Tamedia.
Se situata në këtë pikë është alarmante, tregon fakti se vetëm gjatë vitit 2018 në Zvicër kanë vdekur 27 persona si pasojë e dhunës në familje. 24 gra dhe 3 burra. Gjatë po atij viti janë regjistruar edhe 52 tentime vrasjesh, po ashtu brenda familjeve, transmeton albinfo.ch. Ministrja ka thënë në intervistë se ajo nuk është e gatshme të pranojë thjesht aktet e tilla pa vepruar.
Për këtë arsye, në rastet ku janë në veprim masat e ndalimit të kontaktit në mes të familjarëve (bashkëshortëve), nuk mjafton që vetëm agresorët të pajisen me “prangat elektronike” të këmbës. Edhe viktimave duhet t`u jepet një pajisje, e cila paralajmëron kur atyre u afrohet rreziku nga personi, i cili më parë me gjyq është urdhëruar që të mos i afrohet viktimës, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, viktima do të largohej nga vendi me rrezik dhe do të njoftonte policinë.
Sipas ministres, kjo do të ishte një alternative për “monitorimin në kohë reale”, i cili qe hedhur poshtë nga kantonet për arsyen se, sipas tyre, është shumë kompleks për t`u zbatuar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











