Jeta në Zvicër
Miratohet Plani i Dytë i Aksionit kundër tregtisë me qenie njerëzore
Dokumenti propozon, 28 masa në fushat si parandalimi, ndjekja penale, mbrojtja e viktimave dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Të gjitha këto për periudhën 2017-2020
Në planin e Aksionit të Dytë Nacional për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore , që është publikuar sot, parashihet: identifikimi më i mirë i viktimave të trafikimit, ndëshkimi i autorëve të trafikimit, sensibilizimi i opinionit dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.
Me lëvizjet migratore nga zonat e krizës, viteve të fundit është shënuar një ashpërsim i mëtejmë i problemit të tregtisë me qenie njerëzore, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga Zyra Federale për Polici (Fedpol) në kuadrin e aksionit të përmendur.
Duke qenë se imigrantët të shumtën e rasteve nuk do të mundeshin të merrnin vetë rrugën për në Evropë, ata detyrohen të hyjnë në borxh te trafikantët, thuhet në komunikatë. Këto borxhe pastaj ata detyrohen t`i kthejnë ose gjatë rrugës ose pasi të kenë ardhur në vendin e synuar, me punë.
Shpesh kur bëhet fjalë për viktimat e tregtisë me qenie njerëzore, nënkuptohen prostitutat. Por është më pak e njohur se migrantët edhe në Zvicër shfrytëzohen si fuqi punëtore, transmeton albinfo.ch. Dhe spektri i diskriminimit shtrihet nga pagesa e ulët, privimi nga liria në vend të punës e deri te marrja e letrave dhe kërcënimi ndaj tyre ose ndaj familjarëve.
Çdo vit identifikohen dhjetëra raste dhe udhëhiqen procedura penale për to. Por viktimat shpesh është vështirë të identifikohen. Në identifikimin e tyre mund të kontribuojnë sidomos punëtorët e shëndetësisë. Për këtë arsye, ata/ato duhet të sensibilizohen dhe të trajnohen më mirë me këtë problematikë, njësoj sikurse edhe policët, prokuroritë, organizatat joqeveritare dhe autoritetet kantonale për migracion.
Me këtë aksion, Fedpol-i synon që t`i bëjë më të vëmendshëm rreth kësaj problematike edhe sektorët ekonomikë dhe inspektoratet e punës. Një doracak në të ardhmen do t`i ndihmojë ata që t`i njohin situatat konkrete në të cilat shfrytëzohen njerëzit. Po ashtu Fedpoli do ta përshtatë statistikën kriminale në atë mënyrë që të mund të dallohen rastet e shfrytëzimit si fuqi punëtore nga ato të shfrytëzimit seksual.
Në vjeshtën e vitit 2012, federata, kantonet dhe OJQ-të kishin miratuar Planin e Parë të Aksionit. Ai parashihte marrjen e 23 masave, nga parandalimi deri te ndjekja penale e deri te mbrojtja e viktimave. Si suksese të atij aksioni, Fedpol-i konsideron për shembull unifikimin e praktikës kantonale në dhënien e lejeve të qëndrimit për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore ose “intensifikimin e bashkëpunimit me vendet e prejardhjes”.
Në vjeshtën e vitit 2015, një grup ekspertësh të Këshillit të Evropës kishte ardhur në përfundimin se Zvicra po ndërmerrte tepër pak kundër tregtisë me qenie njerëzore. Veç tjerash, shkalla e mbrojtjes së viktimave ndryshonte shumë nga kantoni në kanton. Po ashtu, sipas ekspertëve, në Zvicër janë njohur tepër pak viktima të tregtisë me qenie njerëzore dhe të shfrytëzimit në punë.
Kjo kritikë ka qenë një bazë me rëndësi për planin aktual të aksionit kundër tregtisë me qenie njerëzore, shkruan Fedpol. Dokumenti propozon, 28 masa në fushat si parandalimi, ndjekja penale, mbrojtja e viktimave dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Të gjitha këto për periudhën 2017-2020.
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
1,000 fluturime shtesë në Aeroportin Zürich-Kloten Ngritje dhe ulje të vetme janë të mundshme pas orës 23:30, pra gjatë periudhës së ndalimit... -
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj -
Gjysma e emigrantëve evropianë nuk qëndrojnë më shumë se pesë vjet në Zvicër













