Shqipëria
Miratohet raporti për shkarkimin e presidentit Meta
Me 13 vota pro e një kundër, Komisioni i ligjeve, i drejtuar nga Ulsi Manja, miratoi raportin me propozim për Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar ndaj Presidentin Ilir Meta për të hetuar shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij, me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Raporti u prezantua në Komisionin e ligjeve nga relatori i çështjes, Adnor Shameti, i cili tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve.
“Përgjigjja e institucionit të Presidentit tregoi qartazi se nuk kishte interes të dëgjohej në komision. Përgjigjja kishte një gjuhë fyese dhe ironike”, tha Shameti, duke theksuar më tej se KQZ-ja nuk e mori në konsideratë dekretin e Presidentit dhe vijoi punën, transmeton albinfo.ch.
Kundër këtij vendimi ishte vetëm kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Raporti do t’i dërgohet Kuvendit në seancën e 4 korrikut.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











