Lajme
Mirëpritet marrëveshja për kufijtë edhe në Luginë të Preshevës
Marrëveshja teknike ndërmjet Kosovës dhe serbisë për kontrollimin e integruar të kufijve, ka ngjallur optimizmin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin serb, Riza Halimi, ndonëse shpreh skepticizmin e tij në respektimin e kësaj marrëveshje nga pala serbe, mendon se kjo do të ishte pikënisje për demilitarizim të rajonit.
Ndërsa pritet implementimi i marrëveshjeve për qarkullim të lirë të qytetarëve, ajo për njohjen e diplomave si dhe verifikimi i gatishmërisë së palës serbe për respektimin e këtyre marrëveshjeve, marrëveshja për kontrollim të integruar të kufijve shihet si shpresë për largim të forcave të tej shtuara serbe përgjatë kufirit me Kosovënm raporton RTK.
Rreth 70 për qind e territorit të Luginës së Preshevës, shtrihet përgjatë brezit kufitar që ndanë Republikën e Kosovës dhe të Serbisë.
Në këtë pjesë që pas përfundimit të luftërave në vitin 2001 janë instaluar forca të shumta të xhandarmërisë dhe ushtrisë e policisë serbe. Kjo ka rezultuar në shpërnguljen e më se shtatë mijë banorëve shqiptarë nga vatrat e tyre për shkak të presioneve të ndryshme.
Marrëveshja për kontrollim të integruar të kufijve do të mundësonte demilitarizimin e kësaj zone dhe kthimin e shqiptarëve në këto pjesë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












