Gruaja
Mirjeta Nesimi, shqiptarja që ua ndalon plakjen
Dikur konsiderohej si një luks për t’u trajtuar në qendrat estetike ndërsa sot kjo është kthyer në një domosdoshmëri . Krahas bukurisë që ta dhuron natyra, gjithnjë e më shumë po kërkohet edhe ndihma e qendrave estetike, veçanërisht nga femrat. Për këtë trend që është bërë nevojë e kohës, ka menduar edhe Mirjeta Nesimi.
E fascinuar pas estetikës, shqiptarja me origjinë nga Maqedonia së bashku me doktor I. Rosenberg në vitin 2009 në Winterthur e themelojnë klinikën estetike “Vistaline”, e cila gjendet në Winterthur.
Ideja për të hapur këtë biznes për trajtimin e lëkurës erdhi gjatë studimeve Master “Public Health and Prevention”.
Puna dhe përkushtimi i madh i zonjës Nesimi dhe ekipit të saj, ka bërë që këtë qendër ta vizitojnë njerëz të sferave të ndryshme të Zvicrës dhe jashtë saj.
“Aktualisht punojnë dy asistente të specializuara për estetikë dhe një mjek me aftësi të shkëlqyera dhe me kompetencë të plotë për mjekësinë estetike. Vendës dhe të huaj (së fundi edhe nga Monako dhe Parisi) bëjnë trajtime të regullta te Mirjeta dhe ekipi i saj. Kështu, klientët në “Vistaline” trajtohen gjithmonë me metodat dhe teknologjitë më të reja. Kjo e bën ordinancën e Mirjetës unike në gjithë regjionin e Cyrihut. Kemi klientë të rregullt të fushave të ndryshme si nga vendi ashtu edhe jashtë saj që vizitojnë qendrën tonë”, shprehet në një bisede ekskluzive për “albinfo.ch, Mirjeta Nesimi.
Dua të tregoj se shqiptarët kanë kulturë pune
E rritur dhe edukuar në Zvicër, Mirjeta e cila është edhe e martuar, është aq mirë e integruar sa që nuk dallohet nga vendasit, por kur ata dëgjojnë për emrin e saj, atëherë menjëherë janë kureshtaë të dinë prejardhjen e saj.
“Më pyesin shpesh për emrin tim. Shumica mendojnë se jam zvicerane nga pjesa e Bündnerland-it, të cilët po ashtu kanë emra ekzotikë. Kur unë u them se jam shqiptare, në njërën anë mbesin të habitur, ndërsa në anën tjetër nuk është diçka e re, sepse tashmë shqiptarët janë të njohur për talentin e tyre në pozita të ndryshme në shoqërinë zvicerane. E për këtë ndjehem edhe unë krenare! Me punën time dua çdo ditë të tregoj që shqiptarët kanë kulturë dhe suksese në punën e tyre”, pohon zonja Nesimi e cila shton se asnjëherë nuk e ka penguar prejardhja e saj për të pasur sukses në shtetin ku jeton.
“Si e vogël, babai im më thoshte: “Mundohu të përshtatesh sa më mirë me jetën këtu, por asnjëherë pa i harruar vlerat dhe principet tua”. Kjo më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Për t’i arritur qëllimet mendoj se besimi është shumë i rëndësishëm”, thotë ajo.
Vizitorë më të shpeshtë të qendrës “Vistaline” janë kryesisht zviceranët, por drejtoresha e kësaj qendre thotë se do të ishte e lumtur që të vizitohet nga një numër edhe më i madh nga bashkatdhetarët tanë.
“Unë do të doja që gratë shqiptare t’i prezantoj si lidere në treg. Femrat sot e dinë saktë se çfarë kërkojnë, dhe tek ne ato mund të gjejnë rezultatin e suksesit. Parimi kryesor i punës sonë është që klienti të ndahet i kënaqur më punën që e bëjmë”, thotë ajo.
Po ashtu Mirjeta shprehet se klientëve të tyre iu ofrojnë shërbime shkencore si për shembull „trajtime nga mjetet tona prej: Tav-tech ( Jetpeel) Lutronic (Infini,Clarity) Dermafiller (Restylane) e të tjera”. Vizitorët në këtë klinikë janë të moshave të ndryshme nga mosha 18 -70 vjeçarë.
Kjo do të thotë se ata kanë klientë të secilës moshë me dëshira të ndryshme të cilët ndahen të kënaqur nga puna dhe përkushtimi i zonjës Mirjeta Nesimi.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMirjeta Nesimi
- Prejardhja:Gostivar
- Vendi ku vepron:Winterthur
- Profesioni:Praxis-Managerin
- Kontakti [email protected]
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare

















