Futboll
Mirlind Daku dhuron show në Rusi
Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh
Mirlind Daku ishte në formë shumë të mirë ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.
Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1:1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.
Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pranoi gol në minutën e 43-të, transmeton albinfo.ch.
Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj, luajti deri në minutën e 67-të. Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh.
Ai kishte katër goditje drejt portës, ndërsa kompletoi tri driblime nga tri tentime. Daku kishte po ashtu edhe pesë duele të fituara.
Sulmuesi shqiptar në edicionin aktual ka pesë gola dhe tri asistime.
ВАДАААА! ???
Заносит мяч в ворота Валентин после прохода Даку ??#РубинЛокомотив 1️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/uAPnJwWUmj
— «Рубин» Казань (@fcrk) April 20, 2024
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












