Futboll
Mirlind Kryeziu: Jam krenar që luaj për Kosovën
Kosova më 17 nëntor është mysafire e Maltës, derisa më 20 nëntor e pret Azerbajxhanin
Shumë futbollistë shqiptarë nga Zvicra i janë bashkuar Kosovës. Një ndër ta është edhe mbrojtësi i Zurichut, Mirlind Kryeziu.
Ai ka zhvilluar stërvitjen e parë me Kosovën, ku është ndier mjaft mirë. “Jam krenar që jam bashkë me këta lojtarë. Kjo ishte stërvitja e parë dhe ndihem shumë mirë. Stërvitja shkoi super. Ekipi më ka pritur shumë mirë. I njoh disa prej lojtarëve sepse luaj me ta edhe në kampionatin zviceran. Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin në repartin defanziv. Debutimi? Shpresoj, por për këtë vendos trajneri. Fokusi njëherë është te ndeshja me Maltën, shpresoj të fitojmë dhe pastaj vijmë në shtëpi dhe të bëjmë festë për kualifikim”, është shprehur Kryeziu, transmeton faqja e FFK-së, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi pret kualifikimin. “Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi shumë optimistë për këtë. Sonte kemi stërvitur vetëm një pjesë e lojtarëve, pasi ata që kanë luajtur dje nuk kanë qenë në këtë stërvitje. Në ditët e ardhshme do të jemi të kompletuar në stërvitje dhe besoj se do të arrijmë të përgatitemi mirë dhe ta arrijmë kualifikimin qysh në Maltë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi kundër Azerbajxhanit për festë. Sulmuesi gjithmonë matet me gola, pa marrë parasysh a ka luajtur mirë apo jo dhe kështu është kudo. Në ndeshjen e kaluar kundër Maltës jam angazhuar shumë dhe pas disa rasteve e gjeta edhe golin. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol sidomos në kombëtare. Rëndësi ka fitorja dhe të ecim përpara edhe si ekip edhe si shtet”, theksoi Muriqi.
Edhe sulmuesi Donis Avdijaj është optimist para dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve. “Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë. Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin”, u shpreh Avdijaj që luan në Willem 2 në Holandë.
Kosova më 17 nëntor është mysafire e Maltës, derisa më 20 nëntor e pret Azerbajxhanin.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












