Koronavirusi: çast pas çasti

Mirlind Kryeziu përshëndet fansët e tij nga karantina

"Fatkeqësisht nuk e di se si dhe ku jam infektuar. Por ajo që di është se unë gjithmonë kam ndjekur në mënyrë të përpikët rregullat e higjienës..."

Në FC Zürich, ai ishte i pari që u testua pozitivisht për virusin e koronës. Në një video në Instagram, qendërsulmuesi 23 vjeçar, Mirlind Kryeziu, i cili është po kështu pjesë e kombëtares së Kosovës, u drejtohet në gjuhën gjermane fansëve të vet nga karantina që po e mban në shtëpi, shkruan albinfo.ch.

23-vjeçari kishte qenë i pari që kishte rezultuar pozitiv pas testimit për virusin korona, të premten dhe rasti i tij ka shkaktuar një reagim zinxhiror në klub.

“Fatkeqësisht nuk e di se si dhe ku jam infektuar. Por ajo që di është se unë gjithmonë kam ndjekur në mënyrë të përpikët rregullat e higjienës, si ato të BAG, ashtu ddhe ato të klubit”, thotë Kryeziu në video.

Më tutje ai shpjegon gjithashtu se është “mjaft mirë” dhe se ai gjithashtu ndjehet “mjaft fit”, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ka simptoma dhe u uron të gjithëve qëm janë jashtë, shumë shëndet.

View this post on Instagram

Statment Corona Mirlind Kryeziu

A post shared by Mirlind Kryeziu (@m.kryeziu31) on