Bota
Misteri rrethon qytetin bavarez, kjo është arsyeja
Tre persona të vdekur, të gjithë qytetarë gjermanë, janë zbuluar rreth mesditës të shtunën në një hotel të largët në qytetin e Passau pranë kufirit austriak, përcjell albinfo.ch.
Ata ishin një grua 33-vjeçare dhe një burrë 53-vjeçar nga shteti Rheinland-Pfalz dhe një grua tjetër 30-vjeçare, të cilët kishin rezervuar dhoma së bashku në atë hotel.
Passauer Neue Presse raporton se trupat u zbuluan nga një vajzë, e cila ishte duke e bërë ndërrimin e shiftit të dielën, përcjell albinfo.ch.
Të dy gratë u gjetën në shtrat me shigjeta në gjoks dhe në kokë, ndërsa burri u gjet i shtrirë në dysheme me një shigjetë në kraharor.
Ndërkohë, vdekja e një gruaje 31-vjeçare nigeriane në një qendër të refugjatëve në jugun e Bavarisë shkaktoi një përplasje mes policisë dhe azilantëve, përcjell albinfo.ch.
Policia u përpoq ta merrte trupin e gruas në qendrën e refugjatëve në Regensburg, por nuk u lejua nga refugjatët e tjerë.
Hetuesit thanë se nuk duket të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë lidhur me rastin. Spiegel Online raporton se gruaja vdiq nga shkaqe natyrore, përcjell albinfo.ch.
Gruaja lë pas tre fëmijë, nëntë, pesë dhe tre vjeç, të cilët tani do të shkojnë në kujdesin e shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













