Tematike
Mjekët mund të përcaktojnë gjininë e foshnjës
Mjekët e Spitalit Universitar të Bazelit, mund të përcaktojnë që para fekondimit të dihet nëse foshnja do të jetë mashkull apo femër. Por kjo metodë mund të aplikohet vetëm në raste të veçanta
Spitali Universitar i Bazelit është i pari në Evropën Kontinentale, i cili duke filluar nga muaji korrik do të aplokojë metodën e ashtuquajtur Microsort, që është një metodë e patentuar nga një firmë në SHBA. Ajo mundëson që spermat, para shkrirjes së tyre me qelizat vezë, të renditen sipas kromozomeve X dhe Y. Në këtë mënyrë mjekët munden që me një siguri të lartë të përcaktojnë gjininë e foshnjave që do të linden, ka thënë zëdhënësja e spitalit të Bazelit për „Basler Zeitung“.
Mirëpo, ndryshe nga praktika në vende të tjera, prindërit në Zvicër nuk do të kenë mundësi që, thjesht, të shprehin dëshirën e tyre për gjininë e fëmijës. Sipas Ligjit për riprodhimin medicinal, përzgjedhja e qelizave embrionale është e lejueshme vetëm atëherë kur paraqitet rreziku i bartjes së ndonjë sëmundjeje të pashërueshme te pasardhësi. Në rastet tjera kjo do të ishte ilegale. Me fjalë tjera, duhet të ketë një defekt gjenetik, i cili do të shkaktonte sëmundje të rënda te fëmija që do të lindet. Si shembull, trajta të ndryshme të dobësisë së muskujve ose të sëmundjeve të gjakut paraqiten vetëm te meshkujt, në raste të tilla, prindërit do të përcaktoheshin për fëmijën femër.
Si shkas për fillimin e kësaj praktike ka shërbyer rasti i një zviceraneje të re që dëshironte të lindte fëmijë. Mirëpo ajo bartte një defekt gjenetik, i cili te meshkujt shkakton një sëmundje të dobësimit të muskujve. „Gruaja në fjalë e dinte se kishte këtë defekt gjenetik, pasi që vëllezërit e saj ishin sëmurë nga kjo sëmundje dhe njëri prej tyre tashmë kishte vdekur“, ka thënë Christian Geyter, mjeku kryesor i Klinikës Gjinekologjike të Spitalit Universitar të Bazelit.
Këtu pritet që metodën e re do ta sfrytëzojnë rreth shtatë gra në muaj, nga Zvicra por edhe nga vednet tjera evropiane dhe nga Afrika.
Kosmisioni Etik i spitalit nuk ka bërë vërejtje ndaj kësaj ndërhyrjeje edhe pse përmes sortimit të spermatozoidëve, mjekët po bëjnë ndërhyrje në rrjedhat natyrore . „Meqë ndërhyrja në këto raste bëhet para fekondimit dhe nuk e prek jetën e filluar të qenieve njerëzore, përcaktimi i gjinisë shumëkund nuk përbën ndonjë problem“, thonë edhe në Institutin për etikën biomedicinale të Cyrihut.
Ndërkaq, në Bazel thonë se do të refuzojnë që metoda e tyre të përdoret nga prindërit që, thjesht, duan të vendosin për gjininë e fëmijës së tyre para lindjes.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











