Kosova
Mjekët po ikin nga Kosova, QKUK-ja s’ka mjaftueshëm mjekë
QKUK vazhdimisht është duke u përballur me mungesë të stafit mjekësor
Shtetet perëndimore evropiane kanë kërkesë të madhe për mjekë të huaj. Këtë e kanë kuptuar edhe mjekët nga Kosova dhe rrjedhimisht po shprehin interesim për të gjetur punë atje. Kjo ndodh për shkak të kushteve më të mira dhe pagave më të larta që ofrohen.
Gjermania, Suedia e shtetet tjera të Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’ia marrin Kosovës punëtorët shëndetësorë. Së fundmi edhe Katari ka shfaqur interesim t’i rekrutojë mjekët kosovarë. Pasojat e ikjes së mjekëve nga vendi vlerësohet se do të jenë afatgjate.
Thuhet se qindra mjekë viteve të fundit kanë ikur nga Kosova për ta vazhduar profesionin e tyre në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, ku edhe po paguhen më shumë. Fluksi i ikjeve i punëtorëve shëndetësorë vlerësohet të jetë në rritje edhe gjatë këtyre muajve, derisa po shtohet edhe rreziku se Kosova nuk do të ketë mjaftueshëm mjekë në një të ardhme të afërt, shkruan zëri.
Duhet theksuar se klinikat në QKUK vazhdimisht janë duke u përballur me mungesë të stafit mjekësor, pavarësisht se në këto klinika gjatë këtij viti ka pasur rekrutim të mjekëve, por ai nuk ka qenë i mjaftueshëm.
Thuhet se një nga klinikat, e cila po përballet qe një kohë me mungesë të personelit mjekësor, është edhe ajo e Neonatologjisë. Drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se pavarësisht se ata kanë bërë kërkesa për rekrutimin e 15 infermierëve, kanë marrë vetëm pesë.
“Pavarësisht se kemi bërë kërkesën për rekrutim të stafit, kemi rekrutuar vetëm 5 infermierë në klinikë. Kërkesën ne e kemi parashtruar për 15 infermierë, edhe pse nuk janë të mjaftueshëm prapë për shërbime sa më cilësore”, ka thënë ai.
Po ashtu, Gojnovci ka treguar se kanë nevojë për më shumë staf mjekësor në sallat operative e në ato klinike, derisa ka thënë se kanë marrë premtime që do të punësojnë më shumë staf në klinikë. “Ka premtime, megjithatë duhet të presim. Ne kemi nevojë për staf për përkujdesje të foshnjave, staf në repartin e sallave operative dhe në sallat klinike”, ka potencuar ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











