Të tjera
Mjeku Shoip Shoipi synon përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin kroat
Në zgjedhjet parlamentare, të cilat më 17 prill do të mbahen në Kroaci, do të kandidojë edhe një shqiptar, i nominuar nga pesë komunitete që jetojnë atje, përfshirë maqedonasit, malazezët, boshnjakët dhe sllovenët. Mjeku Shoip Shoipi, i cili tanimë 3 dekada jeton në Kroaci, do të angazhohet për përmirësimin e statusit të komuniteteve të ndryshme, sidomos për përfshirjen e shqiptarëve në institucionet e sistemit.
“Fillimisht do angazhohemi që të rinjtë të cilët kanë kryer drejtime të ndryshme fakultative të futen në institucionet përkatëse në Kroaci. Dhe e dyta, shqiptarët kanë qenë aktiv në luftën e Kroacisë dhe ka pasur shumë të atillë, dhe statusi i tyre nuk është krejt i rregulluar edhe sot e kësaj dite. Dhe gjithsesi do mundohemi të përmirësojmë marrëdhëniet ndërshtetërore të shteteve shqiptare dhe të Kroacisë, që kanë mbetur të hapura dhe të panënshkruara që edhe këto marrëveshje të nënshkruhen”, tha Shoip Shoipi, kandidat për deputet në Parlamentin e Kroacisë, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Shoipi kërkoi mbështetje me qëllim që ta arrijë synimin për të qenë deputet në Parlamentin kroat.
“I lus të gjithë shqiptarët me të drejtë vote që janë nënshtetas kroat që jetojnë edhe në Kroaci edhe gjetiu në Evropë, të dalin dhe të votojnë. Ndërsa ata që jetojnë jashtë Kroacisë, kanë të drejtë të aplikojnë deri më gjashtë prill online, se do të votojnë nëpër konsullatat dhe ambasadat e Kroacisë, ku do që janë që në fund të fitojë shqiptari”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 Krijimtaria e Ramë Dardanisë prezantohet në Carrousel du Louvre 2026... -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











