Shqipëria
14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dy javë pasi mori vaksinën antiCovid.
Një mjek në Shqipëri ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe rezultati i testit të tij doli pozitiv.
Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në Spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.
Duhet theksuar se procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 janar, në orën 15:00, në stadiumin ‘Air Albania’, ku u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama. Të vaksinuarve të parë pritet t’u jepen dozat e dyta javën tjetër për të siguruar mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Dihet se doza e parë e vaksinës nuk sjell mbrojtje 100% ndaj sëmundjes, ndaj sugjerohet që të bëhen dy doza, në mënyrë që trupi të arrijë të përgjigjet ndaj Covid-19 dhe të krijojë antitrupa.
Deri tani, Shqipëria ka siguruar 975 dozat të vaksinës anti-COVID nga një vend i BE, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri. Në ditën e vaksinimit, kryeministri Edi Rama tha se vaksina do të jetë jo e detyrueshme, megjithëse është e këshilluar për të gjithë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë Një kosovar (39) theu një kontroll policor në autostradën A15 pranë Volketswil ZH të shtunën në... -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër












