Sport
MMA edhe në Tiranë
Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mblodhi sportistë nga pesë vende
Të shtunën në Tiranë është mbajtur kampionati i pestë ballkanik i arteve mikse marciale (MMA).
Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mblodhi sportistë nga pesë vende.
“Në këtë aktivitet ne synojmë që të arrijmë rezultat më të lartë, pasi ne kemi arritur njëherë vendin e dytë në një kampion të Ballkanit”, tha Alket Rizaj, president i Federatës së Ndeshjeve të Lira, për “Top-Channel”
Prezent në pallatin e Sportit në kampionatin ballkanik ishte dhe Stanislav Nedkov, ish legjenda e UFC në SHBA.
“Jam i lumtur që po zhvillojmë një kampionat fantastik, e 5 shtete pjesëmarrës. Shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend mikpritës për ngjarje edhe më të mëdha se kjo”, tha Nedkov.
Aktiviteti ishte për të gjitha moshat, ndërsa garuan për të marrë medaljet në kategoritë “Tatam” deri në 16 vjeç; në oktagon të moshës deri në moshën 18 dhe mbi moshën 18 vjeç.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën Parashikohen reshje të dendura bore dhe ulje e temperaturave, që mund të shkaktojnë probleme në trafik... -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt -
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër













