Kosova
Mobilizimi për trazirat e mundshme në Kosovë
Bashkimi Europian dërgon karabinierë e xhandarmëri në veriun e Kosovës
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimin Evropian, Josepp Borrell, ka njoftuar se sonte janë dërguar forca shtesë në Kosovë për të garantuar sundim të ligjit.
Kjo pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar, pjesëtarët e komunitetit serb, si deputetë, gjyqtarë, prokurorë, policë e punëtorë administrativë lëshuan institucionet.
Kjo në shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor, fillimisht lëshohen fletëqortime për serbët që s’i kanë konvertuar targat në RKS.
E për rikthimin në institucione duan që të anulohet vendimi për targa si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja që do ta bëjë këtë.
Rrjedhimisht, Bashkimi Evropian e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rrisë vigjilencën në atë pjesë të Kosovës.
Në Kosovë kanë zbarkuar krabinierë italianë, ketë në Twitter e ka konfirmuar edhe Borrell.
“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell.
Borrell ka kërkuar vazhdimisht që të shtyhet vendimi për targat. Po që nga Qeveria thonë se konflikti në Veri nuk ka të bëjë me targat.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se gjendja është pasi Serbia s’e ka pranuar planin franko-gjerman – Kosova e ka pranuar.
Të njëjtën të martën e ka thënë edhe kryeplarlamentari, Glauk Konjufca.
Ndërkaq në Beograd e akuzojnë Kosovën që “po tregohet jokonstruktive“, shpesh herë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Prishtinë që “është duke përgatitur spastrim etnik”, pa ofruar asnjë provë.
Më 21 nëntor përfundon faza e fletqortimeve dhe fillon ajo e gjobitjes 150 euro për çdo serb që nuk i ka targat e konvertuara në RKS.
Lista Serbe ishte zotuar që ”gjoba e parë e dhënë për një serb do të pasojë me rezistencë”.
Për rezistencë folën edhe të dielën gjatë një proteste në Veriun e Kosovës para statujës së Car Lazarit. Nga aty politikanët serbë tregonin sesa “komuniteti i tyre është i diskriminuar”.
Ndërkaq pas kësaj skene qëndron presidenti serb Aleksandër Vuçiq, sipas zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.
Në anën tjetër, Vuçiq të dielën ka pretenduar se “i kishte ndaluar 20 herë serbët që të mos dalin nga institucionet”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












