Bota
Modelja kidnapohet për t’u shitur në ankand
Policia thotë se modelja ishte droguar, ishte prangosur dhe ishte futur në një çantë në bagazhin e automobilit që e kishte dërguar në një shtëpi të izoluar në Borgia, në Torino
Një modele britanike ishte kidnapuar në Milano, të Italisë, për t’u vënë në ankand, ka thënë Policia e Italisë.
Modelja 20-vjeçare ishte në Milano për një fotosesion, por ishte rrëmbyer dhe ishte mbajtur për gjashtë ditë.
Një polak, Lukasz Herba, 30-vjeçar, që jeton në Britani të Madhe, është arrestuar me këtë rast.
Modelja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kishte shkuar në Milano më 10 korrik. Ajo ishte një në apartament pas fotografimit, ku u sulmua nga dy burra, ka bërë të ditur policia.
Policia thotë se modelja ishte droguar, ishte prangosur dhe ishte futur në një çantë në bagazhin e automobilit që e kishte dërguar në një shtëpi të izoluar në Borgia, në Torino.
“Viktima ishte droguar dhe më pas ishte mbyllur në një çantë e ishte dërguar për disa orë me veturë. Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të kishte astma”, ka thënë prokurori italian, Paolo Storari, raporton BBC.
Hetuesit kanë thënë se kanë zbuluar se kidnapuesit kishin organizuar disa ankande online për shitjen e vajzave.
Kidnapuesi po ashtu kishte dërguar një mesazh tek agjenti i modeles duke i kërkuar 300 mijë dollarë që të mos e hidhte në ankand.
Viktima i ka thënë policisë se kidnapuesi i kishte bërë të ditur që do ta lironte sepse grupi nuk e ka ditur që ajo ka fëmijë “sepse ky grup nuk punon me nëna”.
http://www.bbc.com/news/uk-40838224
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










