Lajme
Molla, vetitë e një frute të jashtëzakonshme
Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta specifike, ofron një sërë avantazhesh, pasi kjo frutë ndihmon për t’u ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese, përcjell albinfo.ch.
Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.
Sipas mjekësisë kineze, kjo frutë forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.
Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë, ul rrezikun e sëmundjeve respiratore, si astma.
Mirëpo, ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për t’u dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.
Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, heku, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen Hedhja e shisheve lejohet vetëm në intervale të caktuara për të ruajtur qetësinë e lagjeve dhe... -
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta













