Kosova
Mollët jeshile dhe e mira e tyre në shëndetin e njeriut
Mollët e gjelbra janë frua e preferuar e shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm.
Mollët e gjelbra janë fruta e preferuar për shumë njerëz. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.
Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër:
Të pasura me fibra
Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.
Forcon kockat
Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.
Mirëmban shëndetin e mushkërive
Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, mollët e gjelbra kanë veti antiasmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti antiinflamatore.
Ndihmon në uljen e peshës
Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Kjo frutë ka kalori të ulëta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.
Më të mirat kundër diabetit
Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti. Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.
Zhduk toksinat e organizmit
Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.
Rrit shëndetin e mëlçisë
Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.
Bën mrekulli për gjakun
Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtsa frute, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.
Fuqi kundër plakjes
Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes. Duke pirë çdo ditë lëngun e kësaj frute ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.
Ul tensionin e gjakut
Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruta e gjelbër dhe lëngu i saj konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












