Shkurt.ch
Molly Schade akuzon Patrick Nuon
"Ai nuk po dëshiron të derdhë shumën e nevojshme për një përkujdesje të arsyeshme të saj dhe të fëmijëve, ata po jetojnë në minimumin ekzistencial"
Ish bashkëshortja e yllit shqiptaro-zviceran të muzikës, Patrick Nuo, aktorja amerikane Molly Schade është ankuar se Patriku nuk po i kryen detyrimet që i takojnë si baba i fëmijëve të përbashkët. Ai, siç ka thënë Molly për bild.de, nuk po dëshiron të derdhë shumën e nevojshme për një përkujdesje të arsyeshme të saj dhe të fëmijëve, ata po jetojnë në minimumin ekzistencial.
Sipas saj, Nuo po paguan vetëm minimumin ligjor.
Meqë “i akuzuari” nuk mund të përgjigjet, pasi që ndodhet në xhungël, si pjesë e emisionit të RTL, “Ich bin ein Star, holt mich hier raus” (Unë jam yll, më nxirrni prej këtu), në traditën më të mirë shqiptare, Nuos i ka dalë në ndihmë vëllai, Simoni.
Ky i fundit për gazetën zvicerane 20 Minuten ka thënë: “Patriku është duke i mbështetur fëmijët dhe Molly-n në çdo aspekt dhe sipas mundësive. Mirëpo, nuk bën të harrohet se ka qenë ajo që kërkon shkurorëzimin dhe kjo tashmë është punë e kryer. Por, nëse tash dikush e ndez “luftën e trëndafilave” (shprehje për konfliktin pas divorcit) në kohën kur Patriku nuk mund të japë qëndrimin e tij dhe veç kësaj i implikon edhe fëmijët, kjo, mjerisht nuk është bazë e mirë për të zgjidhur problemin si njerëz të rritur”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?