Lajme
“Mortaja e bardhë” godet Serbinë dhe Kroacinë
Ndryshe nga Serbia dhe Kroacia, Kosova, Mal i Zi dhe Maqedonia, në bazë të treguesve statistikorë janë vendet me popullsi në rritje
Dy ish-republikat më të mëdha të ish-Jugosllavisë, Serbia dhe Kroacia po përballën me një shkallë negative serioze të natalitetit. Sipas të dhënave statistikore, Serbia po përballet me një rritje negative prej 4.8 për qind të natalitetit, ndërsa Kroacia me një rritje prej 2 për qind.
Trendi i njëjtë, sipas statistikave, ka vazhduar edhe vitin e kaluar dhe këtë vit. Me rastin e inaugurimit të qeverisë së re të Serbisë, kryeministri Ivica Daçiç ishte zotuar se do të merret seriozisht me “mortajën e bardhë”, shkruan “Dnevni Avaz”. Sipas të dhënave të fundit zyrtare statistikore të 2010-s , Serbia kishte 7.241.295 banorë.
Njëkohësisht, popullata e dytë në mesin e vendeve të ish-Jugosllavisë, Kroacia e cila në vitin 2010 kishte 4.418.000 banorë, ka një rritje negative natyrore prej 2 për qind.
“Trendit negativ i rritjes së popullsisë nuk i ik as Bosnja, e treta me numër të banorëve në rajon, me rreth 3.839.737 banorë. Bosnja në vitin 2010 regjistroi një rritje negative natyrore prej 0.4 për qind”, thuhet në raportin e “Dnevni Avaz”.
Ndryshe nga Serbia, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mal i Zi dhe Maqedonia, në bazë të treguesve statistikorë janë vendet me popullsi në rritje.
“Me një popullsi të llogaritur prej 1.7 milionë, Kosova sipas të dhënave të fundit zyrtare të vitit 2010 ka shënuar një rritje të natyrshme për 12 për qind. Ndërsa përqindja e të porsalindurve në krahasim me të vdekurit në Mal të Zi gjatë vitit 2010, një vend me popullsi më të vogël të të gjitha vendeve në rajonin e ish-Jugosllavisë, ishte më e lartë prej 2.9 për qind”, shkruan “Dnevni Avaz”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











