E-Diaspora
Mos e humbisni sonte në SRF 1, 21:40: Për kë rrahin zemrat e tifozëve shqiptarë në Zvicër
Pas eliminimit në Kupën e Botës, grindjet për qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe festimin me shqiponjë të futbollistëve shqiptarë, Përfaqësuesja zvicerane po bën një ofertë pajtimi pas fitores së thellë 6:0 ndaj Islandës dhe humbjes së ndershme ndaj Anglisë, në një ndeshje miqësore
Emisioni televiziv “Reporter” e ka ndjerë pulsin e tifozëve dhe ka folur me ta për atdheun, identitetin dhe integrimin. Një reportazh nga Helen Arnet, Christof Franzen, Vanessa Nikisch dhe Kathrin ëinzenried.
Ruth dhe Richard Voser nga Igisi, për dymbëdhjetë vite me radhë nuk kanë lënë pa përcjellur asnjë ndeshje të Përfaqësueses zvicerane. Në të njëjtin avion si ekipi kombëtar dhe shoqëruesit e tyre, ata kanë shkuar në Ishujt Faroe, Hungari dhe Izrael dhe në këtë mënyrë kanë vizituar vende të cilat pa Përfaqësuesen zvicerane vështirë se do t`i vizitonin ndonjëherë. Prapa Ruth dhe Richard Voser ka ngelur një javë emocionuese dhe rraskapitëse, fillimi i suksesshëm në “Lidhjen e Kombeve” në St. Gallen dhe, një ditë më vonë, udhëtimi i përbashkët me idhujt e tyre në Leicester, përcjell albinfo.ch.
Në fitoren ndaj Islandës (6:0) në St. Gallen, golashënuesve zviceranë iu kanë brohoritur edhe lojtarët e klubit futbollistik shqiptar FC Besa. Trajneri Vincenc Lazraj, 28, është me shtetësi zvicerane dhe me prindërit e tij, në Zvicër ka ardhur nga Shqipëria në moshën pesëvjeçare. Karriera e tij e futbollit e ka dërguar nëpër ekipe të ndryshme të Zvicrës Lindore, ndërsa tani ka arritur tek FC Besa. Ato që ai i vlerëson më së shumti tek lojtarët janë miqësitë dhe uniteti në mes të fëmiljeve të lojtarëve. Përkundër gëzimit të madh fitores së Përfaqësueses zvicerane kundër Islandës, pika kulminante e javës për te ka qenë ndeshja e së dielës në Ligën e tretë rajonale kundër FC Gossau të dielën, e cila do të duhej të ishte vendimtare për inkuadrimin e ventual ekipit në Ligën e dytë.
“Reporter” i ka dëgjuar të rrahurat e zemrës së tifozëve zviceranë dhe dëgjon – përveç zërave të lartë për Vladimir Petkoviq dhe njerëzit e tij – zhurma të ndryshme: Besnikërisë së tifozëve me përvojë iu bashkohet me keqardhjen melankolike që në të ardhmen, Përfaqësuesja zvicerane do të ketë emra të rinj si Mbabu, Akanji, Ajeti dhe Zakaria. Prandaj, në gjoksin e Vincenc Lazrajt rrahin dy zemra futbolli. Dhe kjo është një gjë e mirë: “Unë nuk i bëj asgjë keq Zvicrës po që se i përkrah rrënjët e mia shqiptare”, thotë trajneri 28-vjeçar i FC Besa.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












