Lajme
Mos pritni vetëm prej diasporës
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë Kosova nuk mund të varet gjithmonë nga remitencat, sepse një dit mund t’i humbasë ato
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të orientohen kah zhvillimi ekonomik dhe mos shpresojnë gjithmonë ka remitencat e Diasporës. Ai tha se prioritet duhet t’i jepet zhvillimit të bizneseve, sepse diaspora një dit mund të lodhet me dërgesa.
Këto komente diplomati britanik i bëri në konferencën “Perspektiva Ekonomike e Kosovës – Sfidat dhe mundësitë”, e organizuar nga Leadership and Growth Council dhe e përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Duke folur mbi mundësitë për zhvillim ekonomik në Kosovë, O’Connell ka thënë se Kosova mund t’i humbë edhe të ardhurat nga remitancat dhe s’duhet të varet nga to. Ai gjithashtu e ka përmendur rëndësinë që Marrëveshja për Stabilizim Asociim ka për bizneset e ndërmarrësit në Kosovë, citon Zëri.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj, ka folur për standardet e përgjithshme për zhvillim ekonomik.
“Rritja e qëndrueshme ekonomike mund të sigurohet vetëm me arsim cilësor, kapital njerëzor profesional, shtet ligjor, menaxhim efikas të financave publike, treg të hapur dhe disponueshmëri të infrastrukturës|, ka deklaruar zëvendësministrja Zogaj.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme













