Gjuha
Mos të lejojmë të mbyllet shkolla shqipe në St.Gallen
Nga bashkëbisedimet e mia me mësuese të mësimit plotësues po u përcjell shqetësimin e mësueses Afërdita Canaj – Maliqi, shqetësim i cili duhet të godasë dhe të ndërgjegjësojë prindërit dhe tërë shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ata që qeverisin atdheun
Sa shumë fëmijë shqiptarë ka në St.Gallen të Zvicrës! Por, në mësimin plotësues të gjuhës shqipe shkojnë vetëm një numër tejet i vogël. Shkolla shqipe është para mbylljes. Ngase prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në këto shkolla ku mësohet gjuha shqipe. Me të vërtetë një fakt shumë i hidhur. S’ka gjë më keq kur njeriu mohon identitetin e tij dhe aq më tepër gjuhën e nënës me të cilën është lindur e ka trashëguar brez pas brezi.
Është për të ardhur keq që ekzistojnë prindër të tillë që nuk e duan gjuhën shqipe, nuk i çojnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Kësaj radhe nga bashkëbisedimet e mia me mësuese të mësimit plotësues po u përcjell shqetësimin e mësueses Afërdita Canaj – Maliqi, shqetësim i cili duhet të godasë dhe të ndërgjegjësojë prindërit dhe tërë shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ata që qeverisin atdheun.
Afërdita Canaj- Maliqi ku i ka rrënjët e të parëve ?
Jam e lindur në Gjilan. Rrjedh nga një familje që ka përjetuar dhunën e ashpër të pushtuesit serb, burgje dhe persekutime prej tij.
Çfarë keni mbaruar – studiuar në atdhe ?
Kam mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike drejtimi klasor. Kam qenë mësuese në shkollën fillore “Selami Hallaçi” ishte një gjë e mrekullueshme. Më pas mora rrugën e mërgimit në Zvicër.
Nga cili vit filluat të jepni mësim shqip dhe sa nxënës keni?
Fillova të jap mësim shqip në vitin 2010 në qytetin e St.Gallenit. Në atë kohë kishte mbi 50 nxënës kurse tani kam vetëm 7)nxënës. E shfrytëzoj rastin të thërras prindërit. Mos të lejojmë të mbyllet shkolla shqipe.
Çfarë kujtoni nga dita e parë e shkollës larg atdheut ?
Është një ndjenë e veçantë sepse të punosh me fëmijë shqiptarë larg atdheut për gjuhën është një gjë shumë e rëndësishme, shumë e madhe. I përcjell përnjëherë dashurinë për atdheun tënd dhe vetëdijen kombëtare. Të dyja do të rrezatojnë në të ardhmen.
Cilat janë sfidat dhe problemet e juaja kryesore në punën tuaj si mësuese ?
Është e dhimbshme por e vërtetë se numri i fëmijëve që duan të mësojnë shqip është tejet i vogël. Kjo është tepër shqetësuese për ne. Fajtorë janë prindërit të cilët nuk interesohen që fëmijët e tyre ta ruajnë dhe mos ta harrojnë gjuhën shqipe. Fëmijët shqiptarë larg atdheut çdo ditë janë para asimilimit, shkolla shqipe është një forcë kundër kësaj dukurie. Kambana po bie për këtë por nuk po e dëgjon askush. Shteti ynë, respektivisht Ministria e Arsimit, duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim.
Cilat janë dëshirat tuaja në lidhje me Mësimin Plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.
Që me organizimin e mësimit plotësues të shkollës shqipe në Zvicër të merret institucioni i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Që mësimi i gjuhës shqipe mos të mbetet në baza vullnetare por në bankat shkollore të vijnë e gjithë fëmijët shqiptarë se shkolla për ta është hapur. Aty do të mësojnë si flitet shqipja rrjedhshëm, do të mësojnë si lexohet dhe shkruhet në gjuhën e prindërve, do të mësojnë histori kombëtare, gjeografi të trojeve shqiptare dhe artin e krijuar me shekuj.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje Vlera e mallrave të vjedhura arrin në afërsisht 590,000 franga zvicerane, dhe dëmi total i pronës... -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj












